
Pirunist/Punonjes
About the job
ALUFLOR sh.p.k. kërkon të punësojë Pirunist / Punëtor Magazine, i cili do të angazhohet në lëvizjen, ngarkimin, shkarkimin dhe sistemimin e materialeve, si dhe në mbështetjen e proceseve të magazinës dhe logjistikës. Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe fleksibël, me gatishmëri për të kryer edhe detyra të tjera operative ose mbështetëse, sipas nevojave dhe organizimit të punës në kompani.
Detyrat
- Operimi i pirunit për ngarkimin, shkarkimin dhe transportimin e materialeve;
- Sistemimi dhe organizimi i materialeve në magazinë dhe zonat e përcaktuara;
- Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve për prodhim, transport dhe kantier;
- Mbështetja në pranimin, kontrollin dhe inventarizimin e materialeve;
- Angazhimi në punë të tjera operative të magazinës dhe logjistikës sipas nevojës.
Kualifikimet
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në përdorimin e pirunit;
- Të ketë njohuri të mira për manovrimin dhe përdorimin e sigurt të pirunit;
- Leja/dëshmia për përdorimin e pirunit përbën avantazh;
- Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i disiplinuar në punë;
- Të ketë aftësi për punë në grup dhe gatishmëri për detyra të ndryshme operative.
Shënime
Përveç detyrave kryesore të pozicionit si Pirunist/Punëtor Magazine, punonjësi mund të angazhohet edhe në detyra të tjera operative dhe mbështetëse, në varësi të nevojave të kompanisë dhe organizimit të punës.
Aplikoni në: recruit@aluflor.com
Rreth kompanisë
Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
