
Punonjës për Ngarkim & Shkarkim Materialesh
About the job
ALUFLOR AMERICA është në kërkim të një punonjësi të përgjegjshëm, korrekt dhe energjik për pozicionin Punonjës për Ngarkim & Shkarkim Materialesh.
Punonjësi do të angazhohet në ngarkimin, shkarkimin, lëvizjen dhe sistemimin e materialeve, duke siguruar trajtimin e tyre me kujdes gjatë proceseve të transportit, magazinimit dhe furnizimit të repartit të prodhimit.
Detyrat
- Ngarkimi dhe shkarkimi i materialeve nga mjetet e transportit;
- Lëvizja dhe sistemimi i materialeve në magazinë dhe në repartin e prodhimit;
- Organizimi i mallrave sipas udhëzimeve dhe vendeve të përcaktuara;
- Trajtimi me kujdes i materialeve për të shmangur dëmtimet gjatë transportit dhe magazinimit;
- Mbështetja e proceseve të magazinës dhe logjistikës sipas nevojave të kompanisë;
- Bashkëpunimi me kolegët për realizimin korrekt dhe në kohë të detyrave;
- Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të brendshme të kompanisë;
- Kryerja e detyrave të tjera operative të ngjashme, sipas nevojave të punës.
Kualifikimet
- Eksperienca e mëparshme në punë fizike, magazinë, ngarkim/shkarkim ose pozicione të ngjashme përbën avantazh;
- Aftësi të mira fizike dhe rezistencë për kryerjen e punëve fizike;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe seriozitet në punë;
- Aftësi për të punuar në grup;
- Gatishmëri për të ndjekur udhëzimet dhe rregullat e sigurisë;
- Disponueshmëri për orare fleksibël.
Shënime
Aplikoni në: recruit@aluflor.com
Rreth kompanisë
Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
