
Shef/e Finance (CFO)
About the job
Aluflor sh.p.k., kompani lider në projektimin, prodhimin dhe instalimin e fasadave, dyerve, dritareve dhe sistemeve të aluminit, kërkon të punësojë një Shef/e Finance, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin financiar, raportimin dhe kontrollin e proceseve financiare të kompanisë.
Ne Ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe paketë motivuese.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Përfshirje në projekte prestigjioze dhe me impakt në treg.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit aplikime1@aluflor.com, duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Shef/e Finance”.
Detyrat
- Menaxhimi dhe mbikëqyrja e të gjitha proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
- Hartimi dhe monitorimi i buxheteve, parashikimeve financiare dhe planeve të cash-flow.
- Përgatitja e raporteve financiare periodike për drejtuesit e kompanisë.
- Analiza e performancës financiare dhe identifikimi i mundësive për optimizimin e kostove.
- Mbikëqyrja e arkëtimeve, pagesave, detyrimeve dhe likuiditetit të kompanisë.
- Koordinimi i proceseve të auditimit dhe bashkëpunimi me auditorët e jashtëm.
- Sigurimi i zbatimit të legjislacionit fiskal dhe standardeve financiare në fuqi.
- Mbështetja e departamenteve të tjera në analizat financiare të projekteve dhe investimeve.
- Menaxhimi dhe zhvillimi profesional i ekipit financiar.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione financiare, preferohet në kompani ndërtimi, prodhimi ose projekte.
- Njohuri të avancuara të raportimit financiar, planifikimit buxhetor dhe analizës financiare.
- Njohuri të legjislacionit fiskal dhe kontabël në Shqipëri.
- Aftësi të forta analitike, organizative dhe menaxheriale.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Shënime
E-mail: recruit@aluflor.com
Adresa: Rr.”Gramoz Pashko”, Terminali i Jug-Lindjes, Tiranë.
Rreth kompanisë
Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
