Recruit Albania Group

Punëtor Fast Food

Recruit Albania Group
Tirane23 Tetor 2026Afati: 19 Nëntor 2026

About the job

Punëtori i Fast Food-it Burger & Fries është përgjegjës për përgatitjen, gatimin dhe paketimin e burgerave, patateve të skuqura (fries) dhe produkteve të tjera të menusë, duke respektuar recetat, standardet e cilësisë, higjienës dhe sigurisë ushqimore. Gjithashtu, siguron përgatitjen e porosive në kohë dhe mirëmbajtjen e pastërtisë dhe organizimit të ambientit të punës.

Detyrat

  • Përgatit përbërësit për gatimin e burgerave, duke përfshirë mishin, bukët, djathin, perimet, salcat dhe garniturat.
  • Gatuan dhe pjek burgerat në skarë ose në pajisjet përkatëse, duke respektuar kohën dhe temperaturën e gatimit.
  • Përgatit dhe skuq patatet (fries), duke kontrolluar cilësinë, temperaturën dhe kohën e skuqjes.
  • Respekton rregullat e higjienës personale, sigurisë ushqimore dhe parandalimit të kontaminimit të produkteve.
  • Pastron dhe dezinfekton sipërfaqet e punës, skarën, fritezën dhe pajisjet e përdorura.
  • Bashkëpunon me kolegët e kuzhinës dhe stafin e shërbimit për përgatitjen dhe shpërndarjen në kohë të porosive.
  • Menaxhon punën në mënyrë efikase gjatë orareve me fluks të lartë klientësh.

Kualifikimet

  • Përvojë e mëparshme në fast food.
  • Njohuri bazë për përgatitjen dhe gatimin e burgerave dhe patateve të skuqura.
  • Njohuri mbi rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Shpejtësi, saktësi dhe organizim në punë.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar fluksin e porosive.
  • Te dije te komunikoje ne anglisht.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për të punuar ne turnin me orar 18:00 – 01:00.
  • Dita e marte pushim.

Shënime

Telefononi në : +355 69 665 1047

Rreth kompanisë

Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
5+ vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Punonjës Kuzhine
Kategoria