
Shef Kuzhine për Fast Food
About the job
Kërkojmë një Shef Kuzhine me Eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e kuzhinës, garantimin e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të menusë.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të mira në përgatitjen e ushqimeve të fast food-it, aftësi organizative dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e biznesit.
Detyrat
- Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme në kuzhinë.
- Përgatitja dhe kontrolli i cilësisë së produkteve sipas standardeve të biznesit.
- Garantimi i shijes, paraqitjes dhe uniformitetit të çdo produkti.
- Menaxhimi i stafit të kuzhinës dhe koordinimi i proceseve të punës.
- Kontrolli i stokut, porcioneve dhe kostove të lëndëve të para.
- Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Kontributi në përmirësimin e menusë dhe propozimi i produkteve të reja, sipas nevojave të biznesit.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme si Shef Kuzhine ose në një pozicion të ngjashëm, mundësisht në fast food.
- Njohuri të mira në përgatitjen e burgerëve, sanduiçeve, produkteve të skuqura dhe ushqimeve të ngjashme.
- Aftësi për të organizuar punën dhe për të menaxhuar stafin.
- Njohuri mbi standardizimin e recetave, kontrollin e kostove dhe menaxhimin e stokut.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.
- Iniciativë dhe orientim drejt cilësisë dhe rezultateve.
Shënime
Ofrohet:
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
- Ambient pune profesional.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe për të kontribuar në rritjen e biznesit.
Email: recruit1@recruitalbania.al
Telefon: +355696651047
Rreth kompanisë
Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...
