HR-Studio

Tapicier ne Mobileri

HR-Studio
Tirane16 Nëntor 2026Afati: 8 Dhjetor 2026

About the job

HR Studio është në kërkim të një Tapicieri për një kompani që operon në fushën e prodhimit të mobilieve.

Kërkojmë një profesionist me eksperiencë në tapicimin e mobilieve, aftësi praktike dhe kujdes për detajet, për t’u bërë pjesë e ekipit të prodhimit.

Detyrat

  • Kryerja e proceseve të tapicimit për divane, kolltuqe, karrige, krevate dhe mobilie të tjera.
  • Matja, prerja dhe përshtatja e materialeve të tapicerisë sipas modeleve dhe përmasave të kërkuara.
  • Përgatitja dhe vendosja e sfungjerit, mbushjeve dhe materialeve mbështjellëse.
  • Veshja dhe fiksimi i copës, lëkurës ose materialeve të tjera, duke siguruar tendosje dhe përfundim të rregullt.
  • Përdorimi i saktë dhe i sigurt i veglave dhe pajisjeve të punës.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe korrigjimi i defekteve përpara dorëzimit.
  • Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e porosive brenda afateve

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme si tapicier në mobileri.
  • Njohuri mbi materialet dhe teknikat e tapicimit.
  • Aftësi për të punuar sipas përmasave, modeleve dhe udhëzimeve të prodhimit.
  • Saktësi, shkathtësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip

Shënime


Çfarë ofrohet:

  • Pagë konkurruese.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të ndërtuar karrierë në industrinë e turizmit.

Per te aplikuar dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com ose ne numrin e celularit +355 69 45 04 920.

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Punëtor
Kategoria