HR-Studio

Social Media Manager

HR-Studio
Tirane16 Tetor 2026Afati: 19 Nëntor 2026

About the job

HR Studio është në kërkim të një Social Media Manager! Kërkojmë një profesionist/e me eksperiencë, kreativitet dhe aftësi organizative, që di të ndërtojë një prani aktive në rrjetet sociale dhe ta lidhë përmbajtjen me objektivat e biznesit.

Detyrat

  • Harton dhe zbaton strategjinë e komunikimit në rrjetet sociale.
  • Përgatit kalendarin mujor të përmbajtjes dhe menaxhon publikimet në Instagram, Facebook, LinkedIn dhe TikTok, sipas nevojave të kompanisë.
  • Krijon tekste për postime, ide për video, reels dhe stories, duke ruajtur identitetin dhe tonin e brandit.
  • Bashkëpunon me dizajnerin, videografin dhe ekipin e marketingut për realizimin e materialeve.
  • Menaxhon komentet dhe mesazhet, duke siguruar komunikim profesional dhe në kohë me ndjekësit.
  • Planifikon dhe ndjek fushatat e sponsorizuara në Meta Ads.
  • Analizon performancën e përmbajtjes dhe fushatave, përgatit raporte dhe propozon përmirësime.
  • Ndjek tendencat dhe i përshtat ato me audiencën dhe qëllimet e brandit.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në pozicionin Social Media Manager ose në një rol të ngjashëm.
  • Njohuri të mira të platformave sociale, Meta Business Suite dhe Ads Manager.
  • Aftësi shumë të mira në shkrimin e teksteve dhe përdorim korrekt të gjuhës shqipe.
  • Njohuri praktike në Canva dhe mjete për editimin e videove, si CapCut.
  • Aftësi për të interpretuar treguesit e performancës dhe për t’i kthyer rezultatet në veprime konkrete.
  • Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe respektim i afateve.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Shënime


Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Marketing Dixhital
Kategoria