
Shitës/e në Filial
About the job
HR Studio, për llogari të një kompanie partnere, është në kërkim të një Shitësi/e në Filial, me aftësi të mira komunikimi, orientim drejt klientit dhe interes për fushën e shitjeve të materialeve elektrike.
Kërkojmë një kandidat/e të përgjegjshëm/me, të organizuar dhe të motivuar për të ofruar shërbim cilësor dhe për të kontribuar në realizimin e objektivave të shitjes.
Detyrat
- Pritja, këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.
- Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i informacionit mbi karakteristikat dhe përdorimin e tyre.
- Realizimi i shitjeve dhe përgatitja e ofertave sipas procedurave të kompanisë.
- Ndjekja e kërkesave dhe ofertave deri në finalizimin e shitjes.
- Kontrolli i produkteve dhe sasive të dorëzuara te klientët.
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit përkatës të shitjes dhe garancive.
- Sistemimi dhe organizimi i produkteve në ambientet e filialit dhe magazinës.
- Bashkëpunimi me Përgjegjësin e Filialit dhe kolegët për mbarëvajtjen e aktivitetit të përditshëm.
Kualifikimet
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
- Preferohen njohuri mbi materialet elektrike dhe përdorimin e tyre.
- Aftësi për të identifikuar produktet dhe referencat përkatëse në katalogë.
- Njohuri bazë të gjuhës italiane.
- Aftësi organizative dhe për të punuar në grup.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në ambiente dinamike dhe me ngarkesë.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...