
Inxhinier Elektrik
About the job
HR Studio është në kërkim të një Inxhinieri Elektrik me eksperiencë të konsiderueshme profesionale, për t’iu bashkuar ekipit të një kompanie partnere.
Kërkojmë një profesionist me njohuri të thelluara teknike, aftësi në menaxhimin dhe realizimin e projekteve elektrike, si dhe eksperiencë në mbikëqyrjen e punimeve në terren.
Detyrat
- Projektimi, planifikimi dhe mbikëqyrja e instalimeve dhe sistemeve elektrike.
- Menaxhimi dhe koordinimi i projekteve elektrike nga faza e projektimit deri në përfundimin e tyre.
- Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe sigurimi i zbatimit të standardeve teknike dhe të sigurisë.
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike në sistemet elektrike.
- Koordinimi i ekipeve teknike dhe mbikëqyrja e punimeve në terren.
- Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit teknik, preventivave dhe raporteve të progresit.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për realizimin e projekteve brenda afateve të përcaktuara.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në fushën e inxhinierisë elektrike, preferohet eksperiencë më e gjatë.
- Njohuri të avancuara mbi instalimet elektrike, sistemet e shpërndarjes së energjisë dhe pajisjet elektrike.
- Eksperiencë në projektim, zbatim dhe mbikëqyrje të projekteve elektrike.
- Aftësi të mira në përdorimin e programeve teknike, si AutoCAD dhe programeve të tjera të fushës.
- Njohuri të standardeve teknike dhe rregulloreve të sigurisë elektrike.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar ekipe teknike.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...