
Operatori të Finiturës Polirimit dhe Axhustimit të Metaleve
About the job
HR Studio është në kërkim të një Operatori të Finiturës, Polirimit dhe Axhustimit të Metaleve, për llogari të një kompanie të specializuar në përpunimin e metaleve dhe prodhimin e komponentëve metalikë me precizion.
Kërkojmë kandidatë me aftësi të mira manuale, vëmendje ndaj detajeve dhe interes për proceset teknike të prodhimit.
Detyrat
- Përgatitja dhe përpunimi i metaleve të çmuara dhe jo të çmuara.
- Kryerja e proceseve të kalandrimit, prerjes dhe stampimit të metaleve.
- Realizimi i proceseve të axhustimit, lëmimit dhe polirimit manual e mekanik.
- Përdorimi i pajisjeve dhe mjeteve të specializuara të përpunimit.
- Pastrimi dhe aplikimi i trajtimeve mbrojtëse mbi komponentët metalikë.
- Kontrolli i cilësisë dhe respektimi i standardeve teknike dhe të sigurisë.
Kualifikimet
- Preferohet eksperiencë në përpunimin e metaleve, polirim, prodhim bizhuterish ose mekanikë precize.
- Aftësi të mira manuale dhe përqendrim i lartë në detaje.
- Njohuri mbi përdorimin e instrumenteve matëse, si kalibrat dhe mikrometrat.
- Njohuri bazë në leximin e vizatimeve teknike.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
Çfarë ofrohet?
- Punësim me kohë të plotë në një ambient prodhimi të specializuar.
- Trajnim profesional për proceset specifike të prodhimit.
- Mundësi për të zhvilluar aftësi teknike në përpunimin e metaleve me precizion.
Shënime
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...