
Inxhinier Elektrik Projektues Sisteme Elektroenergjetike & Energji të Rinovueshme
About the job
HR Studio, në bashkëpunim me një nga kompanitë partnere, është në kërkim të një Inxhinieri Elektrik Projektues, me eksperiencë në sistemet elektroenergjetike dhe projektet e energjisë së rinovueshme. Kërkojmë një profesionist me njohuri të avancuara teknike, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e projekteve nga faza e konceptimit deri në realizimin dhe dorëzimin përfundimtar.
Detyrat
- Projektimi i sistemeve elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
- Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme.
- Projektimi i kabinave elektrike, nënstacioneve dhe linjave elektrike.
- Përgatitja e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike.
- Hartimi i projekteve të zbatimit, specifikimeve teknike, preventivave (BOQ) dhe dokumentacionit përkatës.
- Koordinimi me ekipet teknike, kontraktorët dhe furnitorët gjatë realizimit të projekteve.
- Monitorimi i zbatimit të projekteve dhe garantimi i përputhshmërisë me standardet teknike.
- Mbështetja teknike gjatë testimeve, komisionimit dhe dorëzimit të projekteve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, preferohet profili Elektroenergjetikë.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike.
- Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të projektimit elektrik.
- Njohuri të standardeve teknike IEC/EN.
- Aftësi në hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit teknik.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe koordinuese.
Përbëjnë avantazh:
- Eksperienca në projektimin e impianteve fotovoltaike industriale dhe utility-scale.
- Njohuri të programeve PVsyst, PVcase, i-Project ose ekuivalente.
- Njohuri mbi sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri (BESS).
- Eksperiencë në projektimin e nënstacioneve 35/110 kV.
- Licencë profesionale projektimi sipas legjislacionit shqiptar.
- Eksperiencë në projekte EPC, nga projektimi deri në komisionim.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...