HR-Studio

Farmaciste

HR-Studio
Tirane13 Tetor 2026Afati: 9 Nëntor 2026

About the job

HR Studio po kërkon për një kompani partnere një Farmaciste profesionale, të komunikueshme dhe të përkushtuar ndaj kujdesit dhe shërbimit ndaj klientit.

Detyrat

  • Ofron shërbim profesional dhe këshillim korrekt për klientët mbi medikamentet dhe produktet farmaceutike
  • Menaxhon dhe kontrollon medikamentet sipas procedurave dhe standardeve të farmacisë
  • Kujdeset për sistemimin dhe organizimin e produkteve në farmaci
  • Monitoron afatet e skadencës dhe gjendjen e stokut
  • Bashkëpunon me ekipin për mbarëvajtjen e aktivitetit të farmacisë
  • Përdor sistemin e farmacisë për regjistrimin dhe menaxhimin e produkteve
  • Siguron etikë profesionale dhe korrektësi në komunikim me klientët

Kualifikimet

  • Diplomë në Farmaci
  • Licencë profesionale aktive
  • Eksperiencë e mëparshme në farmaci përbën avantazh
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale
  • Aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup
  • Njohuri bazë kompjuterike

Shënime


Çfarë Ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe mbështetës
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Pagesë konkurruese
  • Stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë

Dërgo CV-në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Farmacist
Kategoria