
Senior Finance Durres
About the job
HR Studio është në kërkim të një Senior Finance në Durrës.
Kërkojmë një profesionist/e me eksperiencë në financë dhe kontabilitet, që siguron saktësinë e raportimit financiar dhe ndihmon kompaninë të marrë vendime të mbështetura në të dhëna.
Detyrat
- Administron dhe kontrollon regjistrimet kontabël dhe dokumentacionin financiar të kompanisë.
- Përgatit mbylljet mujore dhe vjetore, duke garantuar saktësinë dhe respektimin e afateve.
- Përgatit pasqyrat financiare dhe raportet periodike për drejtuesit.
- Ndjek fluksin e parasë, detyrimet ndaj furnitorëve dhe arkëtimet nga klientët.
- Kryen rakordimet bankare dhe kontrollon llogaritë e klientëve e furnitorëve.
- Përgatit dhe kontrollon deklarimet tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Kontribuon në hartimin e buxhetit dhe analizon diferencat mes rezultateve dhe parashikimeve.
- Analizon kostot dhe propozon përmirësime në menaxhimin financiar.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera dhe mbështet proceset e auditimit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Eksperiencë e konsoliduar në financë dhe kontabilitet, e preferueshme në një rol të ngjashëm.
- Njohuri të mira të legjislacionit tatimor dhe standardeve kontabël.
- Aftësi shumë të mira në Excel dhe në përdorimin e programeve financiare.
- Aftësi analitike dhe përvojë në përgatitjen e raporteve financiare.
- Saktësi, organizim dhe aftësi për të menaxhuar disa prioritete.
- Integritet profesional dhe kujdes në ruajtjen e konfidencialitetit.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese;
- Ambient pune profesional dhe dinamik;
- Trajnim dhe mbështetje gjatë punës;
- Mundësi zhvillimi profesional.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...