
Infermiere
About the job
HR Studio është në kërkim të një Infermiere për një klinikë okulistike
Detyrat
- Asistimi i mjekut okulist gjatë vizitave dhe procedurave mjekësore.
- Përgatitja e pacientëve për ekzaminime dhe ndërhyrje të ndryshme okulistike.
- Përgatitja dhe sterilizimi i instrumenteve dhe materialeve mjekësore.
- Administrimi i terapive sipas udhëzimeve të mjekut.
- Kujdesi dhe monitorimi i pacientëve para dhe pas procedurave.
- Mbajtja dhe administrimi korrekt i dokumentacionit të pacientëve.
- Respektimi i protokolleve të higjienës dhe sigurisë në klinikë.
- Komunikimi profesional dhe i kujdesshëm me pacientët.
Kualifikimet
- Diplomë në Infermieri.
- Licencë aktive për ushtrimin e profesionit.
- Eksperienca e mëparshme në klinikë ose institucion shëndetësor përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale me pacientët.
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip.
Shënime
Çfarë ofrohet:
- Punësim i qëndrueshëm.
- Ambient profesional dhe kushte të mira pune.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...