HR-Studio

Koordinatori/e Marketingu

HR-Studio
Tirane29 Tetor 2026Afati: 24 Nëntor 2026

About the job

HR Studio është në kërkim të një Koordinatori/e Marketingu për një kompani partnere, i/e cili/a do të kontribuojë në planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut, me fokus zhvillimin e markës dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve.

Detyrat

  • Koordinimi dhe zbatimi i planeve dhe fushatave të marketingut.
  • Menaxhimi i komunikimit në rrjetet sociale dhe përditësimi i përmbajtjes së faqes së internetit.
  • Përgatitja dhe koordinimi i materialeve vizuale dhe promocionale në përputhje me identitetin e markës.
  • Analizimi i tregut, konkurrentëve dhe identifikimi i mundësive të reja.
  • Bashkëpunimi me departamentin e shitjeve për zhvillimin e aktiviteteve promocionale.
  • Koordinimi me furnitorët dhe partnerët e jashtëm për prodhimin e materialeve të marketingut.
  • Monitorimi i buxhetit të marketingut dhe përgatitja e raporteve periodike.
  • Vlerësimi i efektivitetit të fushatave dhe propozimi i përmirësimeve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në marketing, preferohet në sektorin e distribucionit ose tregtisë me pakicë.
  • Njohuri të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe komunikimin digjital.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane.
  • Njohuritë në dizajn grafik dhe përdorimin e programeve përkatëse përbëjnë avantazh.
  • Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.

Shënime


Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist i Strategjisë Marketing
Kategoria