HR-Studio

Menaxher Shitjesh per Eksport

HR-Studio
Tirane29 Tetor 2026Afati: 19 Nëntor 2026

About the job

HR Studio është në kërkim të një Menaxheri/e të Shitjeve për Eksport

Kërkojmë një profesionist me përvojë në shitje dhe zhvillim biznesi në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në rajon. Eksperienca duhet të përfshijë shitje jashtë Shqipërisë, krijimin e marrëdhënieve me klientë të huaj dhe zgjerimin e portofolit të bashkëpunimeve

Detyrat

  • Zhvillon dhe zbaton planin e shitjeve për eksport, në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Identifikon tregje, klientë dhe distributorë të rinj në vendet e rajonit.
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe zhvillon bashkëpunime afatgjata.
  • Përgatit oferta tregtare dhe negocion çmimet, kushtet e pagesës dhe kontratat.
  • Ndjek procesin e shitjes, nga kontakti fillestar deri te realizimi i porosisë dhe arkëtimi i pagesave.
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse për disponueshmërinë e produkteve, dokumentacionin e eksportit dhe dorëzimet.
  • Analizon konkurrencën, kërkesat e tregut dhe mundësitë për rritjen e shitjeve.
  • Kryen takime dhe udhëtime pune jashtë vendit, sipas nevojave të aktivitetit.
  • Raporton mbi rezultatet e shitjeve dhe ecurinë e tregjeve që mbulon.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje për eksport ose në menaxhimin e klientëve në tregjet e rajonit.
  • Rezultate të provuara në arritjen e objektivave të shitjeve dhe sigurimin e klientëve të rinj.
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh tregtare.
  • Njohuri mbi proceset e eksportit dhe kushtet e bashkëpunimit me klientë ndërkombëtarë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera të rajonit përbëjnë avantazh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të planifikuar aktivitetin dhe për të ndjekur objektivat.
  • Gatishmëri për udhëtime pune në rajon dhe leje drejtimi kategoria B.
  • Preferohet arsim i lartë në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.

Shënime


Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria