HR-Studio

Menaxher Shitjesh

HR-Studio
Tirane13 Tetor 2026Afati: 10 Nëntor 2026

About the job

HR Studio është në kërkim të një Menaxher Shitjesh për një kompani partnere. Pozicioni është ideal për persona të apasionuar pas turizmit dhe shërbimit ndaj klientit, të aftë për të organizuar dhe menaxhuar udhëtime sipas nevojave të klientëve.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i aktivitetit të shitjeve në terren
  • Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencialë
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët ekzistues
  • Prezantimi i produkteve/shërbimeve dhe ofrimi i zgjidhjeve sipas nevojave të klientit
  • Negocimi i kushteve tregtare dhe ndjekja e procesit të shitjes deri në finalizim
  • Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve
  • Planifikimi dhe realizimi i vizitave periodike tek klientët
  • Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillim
  • Ndjekja e performancës së portofolit dhe propozimi i strategjive për rritjen e shitjeve
  • Raportimi periodik mbi aktivitetin në terren, rezultatet dhe potencialin e tregut
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të garantuar një shërbim sa më cilësor ndaj klientëve.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren, preferohet në role menaxheriale ose zhvillim biznesi
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi
  • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave
  • Aftësi për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie afatgjata me klientët
  • Organizim, iniciativë dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Njohuri të mira të tregut dhe aftësi për të identifikuar mundësi të reja biznesi
  • Disponueshmëri për lëvizje dhe vizita të shpeshta në terren
  • Patentë drejtimi, kategoria B.

Shënime


Çfarë ofrohet:

  • Pagë konkurruese dhe sistem bonusi mbi performancën
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë
  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mbështetje dhe orientim për arritjen e objektivave

Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria