Aluflor America

Operator CNC

Aluflor America
Durrës26 Gusht 2026Afati: 13 Tetor 2026

About the job

ALUFLOR sh.p.k. kërkon të punësojë Operator CNC për makinerinë Flexicam Stealth Alu 2070, për përpunimin e paneleve Alucobond. Kandidati duhet të ketë eksperiencë në operimin e makinerive CNC dhe aftësi në leximin e vizatimeve teknike. Njohuritë në përdorimin e programeve CNC/CAD-CAM janë të nevojshme, ndërsa eksperienca me HiCAD, Flexicam dhe Alucobond përbën avantazh. Pozicioni kërkon saktësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në grup. Kompania ofron punësim afatgjatë, pagë konkurruese dhe mundësi për zhvillim profesional.

Detyrat

  • Operimi i makinerisë CNC Flexicam Stealth Alu 2070;
  • Përpunimi i paneleve Alucobond sipas vizatimeve teknike;
  • Përdorimi i programit HiCAD për procesin e prodhimit;
  • Kontrolli i dimensioneve dhe cilësisë së materialit të përpunuar;
  • Monitorimi dhe mirëmbajtja bazë e makinerisë.

Kualifikimet

  • Eksperiencë pune si operator CNC;
  • Aftësi në leximin e vizatimeve teknike;
  • Njohuri në përdorimin e programeve CNC/CAD-CAM;
  • Eksperienca me HiCAD, Flexicam dhe Alucobond përbën avantazh;
  • Përgjegjshmëri, saktësi dhe aftësi për të punuar në grup.

Shënime


Pozicioni është me kohë të plotë dhe për punësim afatgjatë. Prioritet do të kenë kandidatët e disponueshëm për fillim të menjëhershëm. Përzgjedhja do të realizohet nëpërmjet intervistës. Kushtet financiare do të diskutohen gjatë intervistës, në varësi të eksperiencës së kandidatit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e mëtejshme.

Te interesuarit te dergojne CV ne adresen: aplikime1@aluflor.com ose te kontaktojne ne +355 67 404 1209

Rreth kompanisë

Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Aluflor America

Aluflor America

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Operator
Kategoria