Aluflor America

Projektues fasadash/ Inxhinier civil / Inxhinier mekanik

Aluflor America
Durrës2 Shtator 2026Afati: 25 Shtator 2026

About the job

Aluflor kërkon të punësojë një Inxhinier Projekti – Civil / Mekanik për t’iu bashkuar ekipit të projekteve. Kandidati do të përfshihet në vizatimin dhe zhvillimin teknik të projekteve të fasadave, sistemeve të aluminit dhe xhamit, përgatitjen e vizatimeve teknike dhe listave të materialeve (BOM), si dhe në koordinimin e projektit me departamentet e tjera. Pozicioni ofron mundësi për të mësuar dhe zhvilluar njohuri praktike mbi sistemet e fasadave, projektimin, prodhimin dhe realizimin e projekteve.

Detyrat

  • Përgatitja dhe përditësimi i vizatimeve teknike dhe shop drawings, bazuar në projekt dhe specifikimet teknike.
  • Përgatitja e listave të materialeve (BOM) dhe sasive të nevojshme për projektin.
  • Leximi dhe interpretimi i projekteve arkitektonike dhe konstruktive.
  • Mbështetja në zhvillimin e detajeve teknike të fasadave, aluminit, xhamit dhe elementeve përkatëse.
  • Përditësimi i vizatimeve dhe materialeve sipas ndryshimeve të projektit.
  • Bashkëpunimi me ekipet e Projektimit, Prokurimeve, Prodhimit, Logjistikës dhe Kantierit.
  • Mbështetja e Project Manager në ndjekjen e progresit dhe afateve të projektit.
  • Identifikimi dhe ndjekja, së bashku me ekipin, e problematikave teknike gjatë zhvillimit të projektit.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Ndërtimi/Civile ose profil të ngjashëm.
  • Njohuri bazë ose të mira në leximin dhe realizimin e vizatimeve teknike.
  • Njohja e AutoCAD dhe Microsoft Office/Excel.
  • Aftësi të mira organizative dhe dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë teknike.
  • Eksperienca në fasada, ndërtim ose projektim përbën avantazh, por nuk është kusht i domosdoshëm.

Shënime


Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne ne adresen e Email-it: recruit@aluflor.com
ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: 0674041209

Rreth kompanisë

Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.

Aluflor America

Aluflor America

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier
Kategoria