HR-Studio

Senior Graphic Designer

HR-Studio
Tirane21 Tetor 2026Afati: 17 Nëntor 2026

About the job

HR Studio po kerkon një Senior Graphic Designer kreativ/e, me eksperiencë të konsoliduar në dizajn vizual dhe aftësi për të transformuar ide, koncepte dhe objektiva biznesi në materiale vizuale profesionale dhe me impakt.

Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë një sens të fortë estetik, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar në mënyrë të pavarur projekte kreative nga koncepti deri në realizimin final.

Detyrat

  • Konceptimi dhe realizimi i materialeve grafike për kanale online dhe offline.
  • Krijimi i identiteteve vizuale, key visuals, materialeve promocionale dhe fushatave të komunikimit.
  • Dizajnimi i materialeve për social media, website, digital ads, newsletter dhe prezantime.
  • Përgatitja e materialeve për print, packaging, katalogë, broshura, postera dhe materiale të tjera marketingu.
  • Zhvillimi i koncepteve kreative në përputhje me identitetin dhe strategjinë e brandit.
  • Ruajtja e konsistencës së identitetit vizual në të gjitha materialet e komunikimit.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut, content-it dhe departamentet e tjera për realizimin e projekteve.
  • Menaxhimi i disa projekteve paralelisht dhe respektimi i afateve të përcaktuara.
  • Dhënia e inputit kreativ dhe propozimi i ideve të reja për përmirësimin e komunikimit vizual.
  • Mbikëqyrja dhe orientimi i designerëve junior, kur është e nevojshme.

Kualifikimet

  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë në Graphic Design, preferohet në rol Senior.
  • Portfolio profesionale që demonstron projekte të ndryshme dhe nivel të lartë kreativiteti.
  • Njohuri shumë të mira të Adobe Creative Suite, veçanërisht Photoshop, Illustrator dhe InDesign.
  • Njohuri të Figma dhe mjeteve të tjera të dizajnit konsiderohen avantazh.
  • Kuptim shumë i mirë i branding, typography, color theory, layout dhe visual hierarchy.
  • Eksperiencë në përgatitjen e materialeve për digital dhe print.
  • Aftësi për të zhvilluar një projekt nga brief-i fillestar deri në produktin final.
  • Kreativitet, iniciativë dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.

Shënime


Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Dizajner
Kategoria