
Specialiste Finance ne Prokurime Tirane
About the job
HR Studio është në kërkim të një Specialisteje Finance në Prokurime, në Tiranë.
Kërkojmë një profesioniste të organizuar, të kujdesshme me shifrat dhe me aftësi për të ndjekur dokumentacionin financiar të blerjeve, duke bashkëpunuar me furnitorët dhe ekipet e brendshme.
Detyrat
- Kontrollon faturat e blerjeve dhe përputhjen e tyre me porositë, kontratat dhe dokumentet e pranimit të mallrave.
- Regjistron dhe administron dokumentacionin financiar të prokurimeve në sistemin e kompanisë.
- Rakordon llogaritë me furnitorët dhe ndjek detyrimet e afatet e pagesave.
- Përgatit dokumentacionin për pagesat, sipas procedurave të miratimit.
- Ndjek kostot e blerjeve dhe përgatit raporte mbi shpenzimet dhe diferencat ndaj buxhetit.
- Bashkëpunon me departamentet e prokurimit, financës dhe magazinës për saktësinë e të dhënave.
- Identifikon mospërputhjet në dokumentacion dhe ndjek zgjidhjen e tyre.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në financë ose kontabilitet; përvoja me blerjet dhe furnitorët përbën avantazh.
- Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve financiare.
- Aftësi analitike, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Përgjegjshmëri në respektimin e afateve dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
Çfarë ofrohet
- Pagë konkurruese;
- Ambient pune profesional dhe dinamik;
- Trajnim dhe mbështetje gjatë punës;
- Mundësi zhvillimi profesional.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...