
Supervizor Shitjesh
About the job
HR Studio kërkon Supervizor Shitjesh – Shqipëri
Për një nga kompanitë partnere, kërkojmë një Supervizor Shitjesh me përvojë në drejtimin e agjentëve dhe zhvillimin e shitjeve në terren. Pozicioni përfshin organizimin, mbështetjen dhe monitorimin e ekipit të agjentëve në territorin e caktuar brenda Shqipërisë.
Detyrat
- Drejton dhe koordinon punën e përditshme të agjentëve të shitjes nën supervizim.
- Përcakton objektivat individualë dhe ndjek realizimin e tyre në përputhje me planin e shitjeve.
- Organizon zonat e mbulimit, itineraret dhe planet e vizitave te klientët.
- Shoqëron agjentët në terren, identifikon nevojat për përmirësim dhe ofron trajnim e udhëzim praktik.
- Monitoron treguesit e performancës: shitjet, vizitat, klientët e rinj dhe mbulimin e territorit.
- Zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe mbështet ekipin në identifikimin e mundësive të reja.
- Ndihmon në negociata dhe në zgjidhjen e problematikave me klientët.
- Ndjek zbatimin e politikave tregtare, çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit.
- Bashkëpunon me financën për ndjekjen e pagesave dhe me logjistikën për ecurinë e porosive.
- Analizon aktivitetin e konkurrencës dhe propozon masa për rritjen e shitjeve.
- Përgatit raporte periodike për rezultatet e ekipit dhe i raporton drejtuesit të shitjeve.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren dhe në supervizimin e agjentëve të shitjes.
- Aftësi për të drejtuar, motivuar dhe zhvilluar një ekip.
- Eksperiencë në punën me targete dhe analizimin e rezultateve.
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
- Njohuri të mira të Excel-it; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh.
- Gatishmëri për lëvizje dhe udhëtime brenda Shqipërisë.
- Leje drejtimi e kategorisë B.
- Arsimi i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...